Ka disa ditë që po flitet për një lidhje të mundshme të Sara Hoxhës me një biznesmen nga Shqipëria të quajtur, Erik Fullani.
Zërat filluan pas disa fotografive në jug të vendit që të dy ata kishin postuar nga i njëjti vend.
Ata tani kanë qenë pjesë e një feste të përbashkët në periferi të Tiranës që aktorja e njohur Olta Gixhari organizoi në festën e njëvjetorit të djalit të saj të vogël, Zeo.
Sara dhe Olta ndërkaq njihen për miqësinë e tyre të ngushtë që pas filimit “Në kuadër të dashurisë”, ku në rol ishin edhe motra me njëra tjetrën.
Nga ana tjetër, Fullani nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e rrethit të ngushtë të Oltës, të paktën atij publik që shohim në rrjetet sociale.

Madje shihet se ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 nuk e ndjek as në rrjete sociale.
E këtu bëri të aludohet më shumë se ai ishte në krah të Sarës dhe për atë ishte ftuar nga Gixhari.
Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë një konfirmim nga ana e tyre.