Zyra e Presidencës ka hapur një tender në vlerë 30 mijë euro për performancë artistike për nevojat protokollare. Me këto para do të angazhohen disa grupe artistike, po ashtu edhe këngëtarë të estradës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në disa ditë të këtij viti do të organizojë performanca artistike me muzikë e valle.
Për këto shërbime, Zyra e Presidencës ka hapur edhe një tender në vlerë të 30 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.
“Shërbime për përformancë artistike për nevojat protokollare. Vlera e parashikuar e kontratës: 30,000.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 28.02.2025”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit tregohet se do të angazhohen këngëtarë e artistë të ndryshëm për këtë performancë.
“Moderim i ngjarjeve/eventeve nga moderator profesional me bacground nga TV nacionale . Grup artistik profesional në përbërje deri ne 5 persona. Grup Artistik profesional në përbërje deri ne 10 persona. Angazhim individual i artistëve/këngëtarëve Ansambël/ Bend Artistik profesional i përberë nga solistë dhe orkestër e nivelit VIP për ngjarje/evente me mbi 300 pjesëmarrës. Grupet artistike të kontraktuara apo nënkontraktuara me rastin e angazhimit në ngjarje/evente duhet të kenë të gjitha mjetet e veta për performim, veglat, zërimin etj”./Demokracia.com/