Telenews

Përfundoi e qetë protesta kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të Mustafës

Ka përfunduar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër Gjykatës Speciale pas dënimit prej 26 vjetësh që i dha javën e kaluar ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në protestën e thirrur nga PSD-ja morën qindra qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe familjarë të tyre dhe deputetë

“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Gjykatë Speciale-Padrejtësi Speciale”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, ishin disa nga pankartat që qytetarët mbanin në duar.

Kujtojmë se protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, e cila vazhdoi te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet.

Të ngajshme

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi

OVL UÇK thërret konferencë për nesër, këto janë temat që do të diskutohen

Yllka Gashi