Telenews

Përfundojnë gërmimet në varrezat e Matit, nuk gjendet asnjë mbetje mortore

Kanë përfunduar gërmimet në varrezat e lagjes Mati në Prishtinë, ku po kërkohej për mbetjet mortore të dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës ka thënë se nuk është gjetur asgjë në të dy lokacionet ku është gërmuar.

“Kanë përfundu gërmimet në varrezat e Matit. Gërmimet janë zhvilluar për të gjetur dy trupa që dyshohet se u takojnë të zhdukurve në luftë”, ka thënë Gara.

“Nuk është gjetur ende asgjë. Por, planifikohet që gjatë ditëve në vijim të kthehemi te i njëjti lokacion pas trajtimit të disa informacioneve shtesë, me qëllim të evitimit të gabimeve”.

“Gërmimet në këto varreza po bëhen me kujdes të shtuar. Gërmimet do të bëhen edhe në Podujevë.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj