Telenews

PËRFUNDOJNË PROCEDURAT – ‘SHKRIHET’ AKP-JA, I HAPET RRUGË THEMELIMIT TË FONDIT SOVRAN, KONCEPT DOKUMENTI I SHKON QEVERISË

Kryetari i Grupit Punues për hartimin e draftit përfundimtar të koncept-dokumentit për Themelimin e Fondit Sovran, Besnik Pula, ka konfirmuar se Qeverisë së Kosovës i është dorëzuar ky dokument pas komenteve që kanë pranuar prej daljes në publik.
“Kemi marrë komentet e qytetarëve, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe së fundmi e kemi dorëzuar në qeveri ku pritet të kalojë së shpejti në miratimin përfundimtar”, është shprehur Pula për emisionin PORTOFOL në Klan Kosova FM.
Ai ka theksuar se vlerësimet për draftin e dokumentit kanë qenë pozitive.
“Ka pasur komente nga aspektet e ndryshme si financimi, ndikimi buxhetor që mund të ketë deri të aspektet teknike të veprimtarisë. Dokumenti është hap i parë, pastaj duhet të kalojë në proces të hartimit të ligjit dhe të dalë në diskutim parlamentar”.
Pula në intervistë ka thënë se me Fondin Sovran synohet që të bëhet riorganizimi i sektorit publik që ka karakter komercial.
“Fondi është alternativë solide se si të ruhet pronësia e ndërmarrjeve publike, pronësia e të cilave mbetet e shtetit dhe me këtë rriten gjasat për mirëmbajtje të punësimit dhe ruajtje të benefiteve që të sillet përmes dividendëve”, ka shtuar ai ndër të tjera”.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj