Telenews

Përfundon me sukses Turneu Tradicional i Shigjetarisë “Kupa e Pavarësisë 2026” në Prizren

Nën organizimin e Përfaqësisë së Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, në bashkëpunim me Federatën e Shigjetarëve të Kosovës dhe Klubin e Shigjetarisë Tradicionale, më 15 shkurt u organizua Turneu Tradicional i Shigjetarisë, me mikpritjen e International Maarif Schools of Kosova – Kampusi në Prizren.
Turneu “Kupa e Pavarësisë 2026”, i cili u mbajt në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në garë morën pjesë gjithsej 65 sportistë nga qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Suharekën, Drenasin, Tërstenikun, Prishtinën dhe Prizrenin. Mbrojtja dhe standardet teknike u siguruan në fushën e brendshme të futbollit të International Maarif Schools of Kosova.
Garat u zhvilluan sipas rregullave ndërkombëtare të World Archery, në tre disiplinat: Recurve (shigjeta olimpike), Barebow dhe Shigjeta Tradicionale. Sportistët U-15 dhe U-18 garuan në madhësi të ndryshme objektivash, ndërsa kategoritë e të rriturve në objektiva standarde.
Në ceremoninë e mbylljes morën pjesë: Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan; Zëvendës Kryetari i Komunës së Prizrenit, Furkan Bütüç; Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Ajlin Shishko; dhe Presidenti I Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, Atdhe Luzhnica.
Përfaqësuesi I Fondacionit Maarif, Mehmet Nedim Aslan, vlerësoi rëndësinë e organizimit dhe uroi sportistët. Fituesit u nderuan me certifikata dhe medalje, ndërsa Klubi Tradicional I Shigjetarisë Prizren fitoi kupën e përgjithshme të turnout.
Rezultatet Kryesore:
Shigjeta Olimpike (Recurve) – Të Rritur / Meshkuj
  1. Yllnor Mala – KSH Ferronikeli – 273 pikë
  2. Valmir Gllareva – KSH Qendresa – 256 pikë
  3. Furkan Drvenica – KSH Tradicionale – 232 pikë
Shigjeta Olimpike (Recurve) – U-18 / Meshkuj
  1. Lum Demiri – KSH Tradicionale – 262 pikë
  2. Halis Bujari – KSH Tradicionale – 226 pikë
  3. Bijon Avdulli – KSH Ferronikeli – 213 pikë
Shigjeta Olimpike (Recurve) – U-15 / Meshkuj
  1. Sharr Demiri – KSH Tradicionale – 267 pikë
  2. Onart Gjoshi – KSH Ferronikeli – 260 pikë
  3. Jon Leci – KSH Ferronikeli – 244 pikë
Shigjeta Olimpike (Recurve) – Të Rritur / Femra
  1. Marigona Sahiti – KSH Tradicionale – 244 pikë
  2. Humeyra Hero – KSH Tradicionale – 215 pikë
  3. Vahide Spanca – KSH Noku – 186 pikë
Shigjeta Olimpike (Recurve) – U-15 / Femra
  1. Anda Krasniqi – KSH Tradicionale – 264 pikë
  2. Lina Hoda – KSH Tradicionale – 255 pikë
  3. Sema Torbani – KSH Tradicionale – 253 pikë
Barebow U-15 / Meshkuj
  1. Lorik Demaku – KSH Ferronikeli – 269 pikë
  2. Syle Mala – KSH Ferronikeli – 248 pikë
  3. Bledian Mala – KSH Ferronikeli – 245 pikë
Shigjeta Tradicionale U-15 / Meshkuj
  1. Furkan Bujari – KSH Tradicionale – 29 pikë
  2. Vebi Terzi – KSH Maarif – 28 pikë
  3. Amar Bobaj – KSH Tradicionale – 26 pikë
Shigjeta Tradicionale U-15 / Femra
  1. Vesa Pula – KSH Tradicionale – 36 pikë
  2. Eda Kryeziu – KSH Maarif – 24 pikë
  3. Ela Koptagel – KSH Tradicionale – 23 pikë
Turneu u përmbyll si një ngjarje e rëndësishme që bashkoi garën sportive me festimin e pavarësisë së vendit.

Të ngajshme

Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet biçiklistin

Valjeta Turkaj

AAK pret bashkëpunim për amandamentet lidhur me buxhetin 2026

Valjeta Turkaj

Kusari merr vendimin e parë si ministre, i paraprinë ligjit për çmimin tavan

Valjeta Turkaj