Telenews

Asgjësohen 4130-kilogramë produkte ushqimore për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk, është realizuar asgjësimi i 7,998 copë produkte ushqimore për fëmijë, të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac, me peshë totale prej 4,130.80 kg.

Sasia e asgjësuar është specifikuar sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

AUV-i aktualisht është në proces të verifikimit dhe gjurmueshmërisë për të konstatuar nëse ndonjë sasi e këtyre produkteve ka mbetur ende në treg.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.

Të ngajshme

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend? –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari –

KushtrimGuraj

Maqedonci njofton se buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 do të jetë mbi 224 milionë euro –

KushtrimGuraj