Pas afro dy orësh ka përfunduar takimi i të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Ky takim u mbajt në Mitrovicë.
Nga atje, dy zyrtarët e lartë do të udhëtojnë për në Serbi ku do të kenë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe drejtorin e Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq.

