Telenews

Përleshje me armë në Fushë Kosovë

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Gjatë përleshjeve pos grushteve, shpesh përdoren edhe mjete të mprehta e armë të zjarrit, ku shumë raste kanë përfunduar tragjikisht, raporton Telenews.al

Në përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në lokalin ‘Urban Bar’ në Fushë Kosovë, ku mes të tjerash janë dëgjuar edhe disa të shtëna me armë zjarri.

Burimet  kanë bërë me dije se gjithçka kishte filluar pasi një 36-vjeçar dyshohet se ka sharë e kërcënuar të dyshuarin tjetër dhe më pas i njëjti ka shtënë me armë. Në tentativë për t’ia marrë armën, i dyshuari tjetër 38-vjeçar dyshohet se e ka sulmuar fizikisht të dyshuarin e parë, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me anë të goditjeve.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar të dyshuarit të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të hetohen në liri për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj