Një person ka pësuar lëndime për shkak të një sulmi me sëpatë nga një person tjetër në Bardhaniq të Komunës së Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për Shqip.com se viktima kishte marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.
“Me datën 27.06.2022 Stacioni Policor-Gjakovë është informuar se në fshatin Bardhaniq rreth orës 19:25 i dyshuari mashkull/kosovar kishte goditur viktimën po ashtu mashkull/kosovar lindur në vitin 1950, me sëpatë, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime të rënda. Patrulla policore së bashku me njësitet tjera relevante policore kanë dal në vendngjarje. Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, ka deklaruar Elezaj.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti iniciohet “Vrasje në Tentativë”.

