Telenews

Përleshje mes katër personave në Prizren, arrestohet një grua

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të përleshjes në Prizren, ku ishin të përfshirë tre burra dhe një grua.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Tahsini” në Prizren, të hënën në ora 20:30.

“Tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që ka ndodhur ndërmjet tyre pas një mosmarrëveshje”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Xhuli publikon një fotografi të ëmbël me binjakët e saj: “Bekim i dyfishtë”

Rrezarta Ramaj

2026 “Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i revistës “Science” në vitin 1960

Rrezarta Ramaj

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj