Telenews

Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje

Dy persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të së martës në Prishtinë, nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2026, rreth orës 02:00. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Njësitet policore, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja si dëshmi materiale, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur ende nuk është lokalizuar.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj