Telenews

Përlotet Stresi: Nëna ime u copëtua kur u ndava me Keisin

perlotet-stresi:-nena-ime-u-copetua-kur-u-ndava-me-keisin

Reperi Stresi ka folur për nënën e tij gjatë kësaj jave me rastin e ditëlindes së saj.

Teksa moderatori Alaudini e ftoi atë në dhomën e rrëfimit të fliste për nënën e tij teksa Stresi mes lotësh ka treguar sfidat e nënës së tij, shkruan Paparaci.

Stresi ka folur edhe për ndarjen me ish-bashkëshorten e tij, Keisin, për të cilën ka thënë se nëna e tij e ka përjetuar shumë rëndë ndarjen e tyre.

“Unë kam pasur fatkeqsi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rash në dashuri, rash për herë të parë në dashuri, por rash si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u coptua komplet. Ajo më ska qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time.

Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem. Edhe nëse sdo të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi”.

“E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua”.

Të ngajshme

Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e famshëm amerikan –

KushtrimGuraj

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi

Martohet bija e Jasharajve, Feride Jashari kurorëzon dashurinë me Orges Racaj

KushtrimGuraj