Telenews

Përmbytjet në Kentaki, raportohet për kaq vdekje

Të paktën 30 njerëz kanë vdekur tani në rajonin Appalachia të Kentakit lindor, ndërsa rajoni po përgatitet për më shumë reshje.

Të paktën gjashtë fëmijë – përfshirë katër vëllezër e motra, të moshës një deri në tetë, të cilët thuhet se u morën nga duart e prindërve të tyre – janë në mesin e të vdekurve, raporton BBC.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi “qindra” mbeten të pagjetur.

Më shumë se 12,000 familje mbeten pa energji elektrike dhe qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur.

Dëmtimi i rrugëve, urave dhe infrastrukturës tjetër do të duhen miliona për t’u riparuar, tha guvernatori të hënën.

Vendasit e zhvendosur janë strehuar në parqe shtetërore, kisha dhe shtëpi të lëvizshme të sjella nga shteti.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj