Telenews

Përmbytjet vranë 14 persona gjatë ceremonisë së pagëzimit në Afrikën e Jugut

permbytjet-vrane-14-persona-gjate-ceremonise-se-pagezimit-ne-afriken-e-jugut

Të paktën 14 trupa janë nxjerrë nga lumi Jukskei në Johanesburg, ku përmbytjet rrëmbyen besimtarët gjatë fundjavës, tha një zyrtar.

Robert Mulaudzi, zëdhënës i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburgut (EMS), tha se incidenti ndodhi të shtunën.

“Rreth 33 xhematë po bënin pagëzimin përgjatë lumit Jukskei kur erdhi një stuhi dhe përfshiu disa njerëz. Numri i përgjithshëm i trupave të gjetur është 14. Dy u gjetën të shtunën dhe 12 të dielën,” tha Mulaudzi për transmetuesin shtetëror SABC të dielën mbrëma.

Mulaudzi u tha gazetarëve të hënën se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin.

Adhuruesit në Johanesburg zakonisht mblidhen përgjatë lumit Jukskei dhe rrjedhave të tjera të ujit për të kryer pagëzimin./AA

Të ngajshme

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj

Kryeministri i Kanadasë: Nuk synojmë anëtarësimin në BE dhe s’heqim dorë nga sovraniteti

Yllka Gashi