Telenews

Përparim Rama deklarohet për krisjen në LDK: Duhet të vazhdojmë bashkë për të ardhmen e vendit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar sot për zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rama ka thënë se LDK-ja ka qenë gjithmonë bashkë dhe duhet të vazhdojë si e tillë, meqë s’bëhet fjalë për emra të veçantë, por për ta ruajtur demokracinë e vendit dhe për ta mbrojtur Kosovën nga autorkracia.

“LDK ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. S’është për një person, as për mu as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, me e luftu autorkacinë. Këto janë temat, nuk është a është ky a është ai”, ka thënë Rama shkrut para mediave.

Ditëve të fundit kanë shpërthyer përplasjet e hapura brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kërkesat publike për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, janë shoqëruar me replika mes figurave drejtuese të partisë.

Degët e LDK-së në Pejë, Lipjan dhe Dega e Dytë në Prishtinë, dega në Rahovec, kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se rezultati zgjedhor kërkon përgjegjësi politike dhe reflektim të thellë në nivel qendror.

Ata kanë kërkuar që përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të bartet nga udhëheqja e partisë.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj