Telenews

Përparim Rama tregon se pse u shtrenjtuan biletat e taksive në Prishtinë

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media, sot ka folur rreth rritjes së çmimit të taksive për të cilët pati mendime të ndryshme e kryesisht kritika.
Rama tha se këto çmime janë lejuar për një periudhë kohore të caktuar dhe për shkak të ngritjes së çmimit të naftës.
Rama beson se këto çmime do të stimulojnë përdorimin më të madh të Trafikut Urban si alternativë.
“Ngritja e çmimit është kërkesë e taksive, për arsye të ngritjes së lartë të çmimit të naftës. Për këtë periudhë kohore përderisa ngritja është e lartë e çmimeve kemi lejuar edhe ngritjen e çmimeve të taksive, ndërsa ajo do të rishqyrtohet në të ardhmen, domethënë nëse ka bazë për ta ndryshuar”.
“Aspekti tjetër është që të stimulojmë përdorimin e trafikut urban, po ashtu edhe me intervenimet tona urbane që tash mundësojnë edhe hapjen e hapësirave publike që mundësojnë në zonën në qendër, të stimulojmë edhe përdorimin e trafikut urban sa më shumë që është e mundur sepse ato fonde shkojnë drejtpërdrejtë mbrapa në shërbimet për qytetarët tonë”.
Numri një i Prishtinës shtoi se janë duke bashkëpunuar me Bankën Evropiane për të marrë edhe 30 autobusë shtesë për lagjet dhe fshatrat që nuk kanë linja të transportit publik.
 

Të ngajshme

Abdixhiku pas takimit me emisarët: Kurti s’ka gatishmëri për dakordim, Osmani të jetë më e zëshme në këtë moment kritik

Furtuna Zejnullahu

Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët, Kurti e Osmani po krijojnë kriza

Donat Hashani

Osmani: Grupet kriminale që kryen sulme Veri duhet të ndëshkohen, zgjedhjet në përputhje me Kushtetutën

Donat Hashani