Telenews

Personi që vdiq në pishinë në Istog është mik i deputetit të VV’së

Një person ka humbur jetën në Banjë të Istogut, pas një incidenti në një pishinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa ka shtuar se tashmë i ndjeri ishte dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Aty u konstatua vdekja e tij.

“Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Për vdekjen e Gëzim Hoxhës ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, të cilit iu është referuar si mik.

“Vdekja jote më tronditi shumë, Zoti të mëshiroftë, mik i vjetër!”, ka shkruar ai.

 

Klik

Të ngajshme

Të shtëna me armë pranë Parlamentit të Serbisë, plagoset një person dhe digjet një tendë

Valjeta Turkaj

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës

Valjeta Turkaj

Prishtinë: Kapen me mbi 2 kg kokainë, një kosovar dhe një shtetas i huaj përfundojnë në mbajtje

Valjeta Turkaj