Telenews

Pesë ditë në det brenda një frigoriferi, shpëtohen të gjallë dy peshkatarë në Meksikë

Një histori e pabesueshme, por e vërtetë, vjen nga Meksika, ku dy peshkatarë kanë mbijetuar për pesë ditë në mes të Oqeanit Paqësor, pasi anija e tyre u fundos.

Daniel Guerrero, 53 vjeç, dhe Jose Luis Portelas, 35 vjeç, ndodheshin në një varkë peshkimi pranë brigjeve të shtetit Chiapas, kur një valë e madhe goditi anijen.

Brenda më pak se pesë minutash, ajo u fundos, shkruan Bild.

Pa ujë të pijshëm, ushqim, gomone shpëtimi apo pajisje komunikimi, dy burrat u futën në një frigorifer të madh plastik, i cili u bë mjeti i tyre i vetëm i shpëtimit.

Për pesë ditë ata qëndruan në det të hapur, nën temperaturat e larta dhe pa ushqim e ujë. “Dielli pothuajse na vrau”, tregoi Guerrero pas shpëtimit.

Pasi humbën kontaktet me peshkatarët, autoritetet meksikane nisën një operacion të madh kërkimi me anije dhe avionë.

Pas disa ditësh, rreth 240 kilometra larg bregut, ekipet e shpëtimit panë një frigorifer të vogël që lundronte në mes të Paqësorit.

Brenda tij ndodheshin dy peshkatarët, të cilët kishin arritur të mbijetonin.

Ata u shpëtuan dhe u dërguan me helikopter në Puerto Chiapas, ku u ribashkuan me familjarët e tyre.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj