Telenews

Pesë raste të dhu*nës në familje brenda një dite në Kosovë

Në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës të familjes.

Nga një rast është raportuar në Prishtinë, Istog, Deçan, Rahovec dhe Mitrovicë të Jugut.

Lidhur me këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

. Prishtinë, 24.08.2024-11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Istog, 23.08.2024-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

· Deçan, 24.08.2024-10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar prindërit e saj. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

. Rahovec, 24.08.2024-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë dhe të njëjtën e ka dorëzuar. Arma pistoletë me një karikator pa fishek është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

. Mitrovicë Jugu, 24.08.2024-03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Të ngajshme

Ekskluzive | Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Rrezarta Ramaj

Vajza e axhës së Arlinda Zekajt: Ajo shkoi ta marrë djalin te familja e burrit, aty ndodhi tragjedia – Kishte pasur dhunë edhe më herët

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Rrezarta Ramaj