Telenews

Petkoviç e rrit pazarin: Kemi siguruar 22 çnjohje

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së vetëquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, një ditë pasi ministri i Punëve të Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, pretendoi se Kosovën e kanë çnjohur katër shtete, dhe dy ditë pasi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dorëzoi aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, numrit katër të çnjohjeve të shtetësisë së Kosovës, siç pretendon ai, i ka shtuar edhe 18 çnjohje të tjera të siguruara muaj më parë – duke e rrumbullakuar numrin total të çnjohjeve në 22.
“Kemi arritur të sigurojmë 18 tërheqje të njohjeve nga ato vende që më parë e kanë njohur Kosovën. Ky numër tani është rritur në 18 plus katër dhe ky numër sigurisht që do të rritet edhe më tej”, ka thënë Petkoviç, në një paraqitje në radio televizionin serb, RTS.
Më tej, i ashtuquajturi drejtor, ka folur edhe për takimin e djeshëm të 13 majit në Bruksel në kuadër të dialogut, duke potencuar faktin se bisedimet me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin, kanë dështuar për fajin e këtij të fundit.

“Mos bini në kurthin e Prishtinës, janë ata që duan që dialogu të dështojë. Kështu kanë bërë gjithë këta muaj, të njëjtën gjë kanë bërë edhe dje. Fakti që Bislimi nuk dëshiron të flasë drejtpërdrejt me palën tonë tregon se ata nuk duan asgjë për të negociuar me ne”, ka deklaruar Petkoviç.
Sipas pretendimeve të Petkoviç, kur pala serbe ka dëshiruar të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe apo edhe çështjen e personave të zhdukur, ka qenë pala kosovare ajo që ka ikur e ka refuzuar të flasë.
“Gjatë gjithë kohës flasin për çështjen e persona të zhdukur, por kur duhet të biem dakord për diçka konkrete, ata tërhiqen. Bisedimet e djeshme janë rënduar nga fakti se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shtuar ai.

Të ngajshme

Qeveria në detyrë shqetësohet nga vendimi i Supremes

Donat Hashani

Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Koci: Murati reagoi në mënyrën më të keqe të mundshme (VIDEO)

Donat Hashani

Një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit ndaj zjarrit në depon në Lipjan

Donat Hashani