Telenews

Petkoviq e interpreton ndryshe Marrëveshjen për Energjinë, thotë se Elektrosever është i pavarur në veri

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, po e interpreton ndryshe dakordimin në Bruksel për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Serbi, thotë se kompania serbe ‘Elektrosever’ ka fituar pavarësi në furnizimin me rrymë në katër komunat veriore.
Sipas Petkoviqit, Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë do t’i hapë rrugë formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Petkoviq e pranon se Elektrosever-it do t’i duhet licencimi nga ZRrE-ja për të operuar si furnizues.
“Kjo do të thotë se ne kemi pavarësi në furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës. Kështu kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin, kemi siguruar furnizim normal me energji elektrike dhe në kohën e ardhshme do të zgjidhim çështjet e shumë kufizimeve në veri të Kosovës, tensionit të ulët të energjisë elektrike dhe do të fillojmë rindërtimin e infrastrukturës së sistemit energjetik në veri të Kosovës”, tha Petkoviq.
Tutje ai ka thënë se furnizimi me rrymë në veri do të bëhet direkt nga Serbia.
“Me furnizimin, shërbimet e shpërndarjes dhe faktin që energjia elektrike do të mund të rrjedhë nga Serbia qendrore në drejtim të veriut të Kosovës, do të kemi një sistem të plotë të furnizimit me energji elektrike të veriut të Kosovës”, ka përfunduar Petkoviq.

Të ngajshme

Dyshohet për dy persona të vdekur në një vilë në Pejë

Valjeta Turkaj

Ekstradohet nga Shqipëria për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Valjeta Turkaj

Islanda shënoi “ditën më të nxehtë në prag të Krishtlindjeve ndonjëherë”

Valjeta Turkaj