Telenews

Petkoviq reagon për ndaljen e kontrabandës në veri: Nëse nuk reagon QUINT-i, ka kush të na mbrojë

Drejtori i së ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, ka reaguar për ndaljen e një autoambulance që po bartte barna të kontrabanduara në Zveçan.

Një automjet me barna të kontrabanduara është ndaluar sot nga Policia Kufitare në fshatin Rudare të Zveçanit. Petkoviq thotë se e ka lajmëruar Lajçakun, për atë që ai e quan “skandal”.

“Pas sulmit në targa dhe letërnjoftime, radhën e kanë institucionet shëndetësore dhe pacientët tanë dhe populli është i zemëruar dhe i mërzitur, sepse askush nuk e di se cili do të jetë hapi i radhës i Albin Kurtit”, ka thënë ai.

“Katër policë nga Rosu, të armatosur deri në dhëmbë, të maskuar, rrëmbyen Dejanin, dhe një pjesëtar i Rosu-së hipën pas timonit të një ambulance dhe të gjithë shkuan në drejtim të panjohur drejt jugut”, tha Petkoviq.

“Kjo është e papranueshme për ne. Kurti nuk dëshiron paqe dhe vazhdon të sillet në atë mënyrë, që dëshiron ta përshkallëzojë konfliktin, siç tregohet nga ngjarja e sotme. Serbët janë të mërzitur në veri dhe KFOR-i dhe QUINT-i duhet të reagojnë. Dhe, nëse nuk reagojnë, atëherë ka kush të na mbrojë”, ka deklaruar Petkoviq.

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi