Telenews

Pezullimi i grevës, vjen lajmi i fundit nga SBASHK

Ditën e djeshme Sindikata e Bashkuar e Arsimit, (SBASHK) njoftoi se do të kërkojnë mendimin e antarsisë në lidhje me pezullimin e grevës.

Blic ka kontaktuar me antëren e Këshillit Grevisht, Hanife Salihu, për ta pyetur më gjerësisht në lidhje me vendimin që kanë marrë.

Salihu tha se ende nuk kanë dal rezultatet e antarsisë për të pezulluar apo jo grevën.

“Siç jeni në dijeni diku dje pasdite e kemi kërku mendimin e antarsisë dhe në kohën kur e kemi kërku mendimine  antarsisë vetëm ka përfundu orari i antarëve që e kanë patur prej 9 deri në 12. Ende nuk kemi marrë opinionet dhe qëndrimet e antarsisë dhe posa t’i marrim, brenda këtyre ditëve do të dalim me rezultate, dhe do ta njoftojmë edhe BSPK-në. Ju siç jeni në dijeni BSPK-ja e ka shpallë grevën dhe BSPK-ja është ajo që e pezullon grevën” deklaroi ajo.

“Jemi duke pritur vendimet e antarsisë, sapo t’i marrim prej terrenit do t’i përpunojmë dhe do të dalim si Këshill Grevist i SBASHK dhe ato rezultate do t’ia dergojmë BSPK-ja do të dalë me deklaratën e saj” tha Salihu.

Greva në arsim dhe tek shërbyesit civilë po përmbyll javën e pestë

Palët kanë mbetur të palëkundur në qëndrimet e tyre, pavarësisht disa takimeve të zhvilluar ndërmjet tyre.

Nga SBASHK po kërkojnë një shtesë prej 100 eurosh derisa “Ligji për Paga” të hyjë në fuqi ndërsa nga Qeveria kanë thënë se kanë ofruar mbështetje për mësimdhënësit në Pakon e fundit të miratuar nga Qeveria.

Të ngajshme

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Valjeta Turkaj

Një hapësirë e re për fëmijët e Fushë Kosovës, nis ndërtimi i çerdhes moderne

Valjeta Turkaj

Osmani: FSK-ja gjithmonë gati, gjithmonë në shërbim të atdheut

Valjeta Turkaj