Telenews

Philips: Nëse Trump zgjidhet president ka rrezik të eliminohet gradualisht baza ushtarake e “Bondsteel”-it

Eksperti amerikan dhe profesori i Universitetit të Kolumbisë, David Philips është deklaruar sot rreth ndikimit që mund të kenë zgjedhjet në SHBA në marrëdhëniet me Kosovën. Ai dha mendime për qasjen e dy kandidatëve për president, atë të Kamala Harris dhe Donald Trump.

Ai tha se fokusi i kandidates për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris është sundimi i ligjit dhe të drejtave të njeriut, jo vetëm në Kosovë por kudo në botë.

Ai për Radio Evropën e Lirë dha mendimin e tij për ndikimin që mund të kenë zgjedhet në ShBA për Kosovën.

“Ajo është mbështetëse e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, andaj ka të ngjarë ta vëmë re këtë jo vetëm në Kosovë por kudo në botë. Mund të presim që ajo të bëhet kampione e shtetit ligjore dhe luftës kundër kleptokracisë”, ka thënë ai.

Ai dha mendim edhe për mundësin që Trump të zgjidhet president dhe ndikimin që mund të ketë ai.

Sipas Philips, Trump ka intersa financiare në Ballkan.

“Nëse Trump zgjidhet atëherë ka gjasa të shohim një ndryshim të madh në qasjen e SHBA-së. Trump ka interesa financiare në Ballkan. Ai ka transaksione  të dëshmuara në favor të SHBA-së”, tha ai.

Tutje, profesori pohoi se nëse Trump zgjidhet president, mund të ketë eliminim gradual të bazës ushtarake të “Bondsteel”-it në Kosovë.

“Një nga gjërat e para që Trump mund të bëjë është vlerësimi i politikës amerikane dhe interesave të sigurisë. Unë do të prisja që baza ushtarake amerikane në Kosovë “Bonsteel” të eliminohej gradualisht. Gjithashtu çdo hap për ta futur Kosovën në NATO do të suspendohej”, tha tutje ai.

Të ngajshme

E dashura e Bleros nuk fsheh dashurinë për të

Erzana Fazliu

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

Nuk pritej/ Lumi B, Ghetto Geasy dhe Egli publikojnë bashkëpunimin

Erzana Fazliu