Telenews

Pique humbet miliona ndjekës në Instagram pas ndarjes nga Shakira

Popullariteti i futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique po bie në Instagram.

Ditët e fundit futbollisti i Barcelonës ka
humbur rreth 1 milion ndjekës në Instagram.

Konkretisht, profili i tij ka rënë me një
milion ndjekës në ditë. Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në
ditë.

Ndarja dhe skandalet e Piques po bëjnë
bujë, edhe në mesin e markave komerciale dhe tifozëve të skuadrës së
Barcelonës.

Sipas sondazhit të fundit të Culemania,
63.3% e tifozëve besojnë se Pique duhet të pensionohet ose të largohet nga
klubi.

Vetëm 17.1% e të anketuarve janë
plotësisht në favor të vazhdimësisë së tij.

14.1% favorizojnë vazhdimësinë e Pique me
kushtin që ai të jetë 100% fizikisht i përgatitur, ndërsa 5.4% e mbetur thonë
se Pique duhet të ishte tërhequr nga Barça shumë kohë më parë. /Gazeta Express/

The post Pique humbet miliona ndjekës në Instagram pas ndarjes nga Shakira appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi