Pique është në Stokholm ku po merr pjesë në
samitin ndërkombëtar “Brillian Minds”
Ndarja e Gerard Pieques me Shakiran ka
befasuar shumëkënd, por jo çiftin, të cilët kishin pasur mospajtime me
njëri-tjetrin që disa muaj, ashtu siç kanë raportuar njerëz të afërt të tyre.
Që nga momenti kur doli lajmi, shumë
thashetheme kanë qarkulluar për jetën private të mbrojtësit të Barcelonës, i
cili, sipas tabloidëve po shijon një stil jete intensive.
Siç raportohet nga Socialite, Pique ka
udhëtuar në kryeqytetin suedez, Stokholm për arsye biznesi dhe pastaj ai ka
shkuar në një “party” me plot të famshëm.
Ngjarja që ai ka përcjellë është samiti ndërkombëtar
“Brilliant Minds”, një kongres që bashkon çdo lloj të personaliteteve nga tërë
globi.
Pique është ftuar nga CEO i Spotify, Daniel
Ek, i cili kohëve të fundit ka arritur një marrëveshje për ta sponsorizuar
Barcelonën.
Detale nga “party” i Piques në Stokholm
Influencierja Katrin Zytomierska ka treguar
disa detale nga kjo party, duke konfirmuar që Pique ka qenë i shoqëruar aty me
një grua biondinë.
“Pique kishte veshur një xhamper të zi,
sikurse gjithë të tjerët”, tha ajo për Socialite, transmeton GazetaExpress.
“Ishte një party speciale në Stokholm. Nuk ishte shumë vonë, në orën 00:00 të natës”.
Pillamos a Gerard Piqué disfrutando de su vida de soltero con una chica que no es C.C #Socialité572 pic.twitter.com/USg7QqJE7O
— SOCIALITÉ (@socialitet5) June 19, 2022
Sipas deklaratave të saj, Pique është takuar
me Alicia Keys, naomi Campbell dhe Edward Nortopn, si dhe me influencier të
tjera dhe biznesmen të njohur.
Telefonat mobil nuk kanë qenë të ndaluar në
party dhe ka qenë e mundur të bëhen foto dhe video. Në anën tjetër, “Brilliant
Minds” kishte gjithçka, duke përfshirë xhirot, skenën në ujë, xixëllonja gjigante
dhe një paraqitje të drejtpërdrejt nga Florence.
E ardhmja e Piques në Barcelonë
Futbollisti është duke e diskutuar të ardhmen
e tij profesionale në javët e fundit me Xavin dhe Joan Laportan.
Raportohet se ai ju ka premtuar atyre që do të
fokusohet më shumë në futboll sezonet e ardhshme dhe më pak në bizneset e tij,
të cilat ai i kryen përmes kompanisë së tij Kosmos.
Kjo mund të jetë e lehtë të thuhet se sa të
praktikohet, pasi që ka shumë marrëveshje në të cilat Kosmos është përfshirë,
në të cilën kompania ka aksione në FC Andorra, e cila kohëve të fundit ka
arritur të futet në divizionin e dytë të futbollit spanjoll, LaLiga SmartBank. /GazetaExpress/
The post Pique shihet në një “party” i shoqëruar me një biondinë appeared first on Gazeta Express.

