Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e tretë të ‘Play-Offit’. Peja mbyll me rezultat 46 – 42 pjesën e parë ndaj Trepçës.
Seria e finaleve është 1:1, ndërsa edhe sot klubet po na dhurojnë spektakël.
Çereku i parë i takoi pejanëve me rezultat 19 – 21.
Të dy ekipet treguan paraqitje fenomenale në ‘Minatori’.
Edhe çereku i dytë ishte i zjarrtë, me lojën që zhvillohej sa në njërin kosh sa në tjetrin.
Çereku i dytë gjithashtu u mbyll në të mirë të mysafirëve.
26 -23 përfundoi çereku i dytë për Pejën.
Deri tani lojtari më i dalluar ishte ai i Pejës, Brad Waldow me 13 pikë, tri kërcime e një asistim, kurse te Trepça më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 13 pikë e tre kërcime.

