Telenews

Pjetër Shala shpallet fajtor, Gjykata Speciale e dënon me 18 vjet burgim

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale dhe është dënuar me 18 vjet burgim, raporton Telenews. 

Shala, i njohur si “Ujku” është dënuar për pjesëmarrje në ndalim arbitrar, torturë dhe një rast të vrasjes në periudhën mes majit dhe qershorit të vitit 1999.

Ai akuzohej edhe për trajtim mizor, por kjo vepër u përfshi në atë të torturës.

Shala u dënua me gjashtë vjet burgim për ndalim arbitrar, 16 vjet për torturë, si dhe 18 për rastin e vrasjes.

Aktakuza fillestare ndaj Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020.

Ai u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë, kurse gjykimi filloi më 21 shkurt 2023.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 qershor

Rrezarta Ramaj

IKD: Në momentin që certifikohen rezultatet duhet thirret seanca konstituive, nuk ka nevojë të pritet 30 ditë

Rrezarta Ramaj

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina

Rrezarta Ramaj