Telenews

Plagosen me armë zjarri dy persona në Pejë, arrestohet njëri prej të dyshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’ në Pejë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se njëri prej personave të dyshuar është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet në arrati.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se fillimisht disa persona janё rrahur mes veti. Gjatë rrahjes nga personat e dyshuar ёshtё pёrdorur edhe arma e zjarrit dhe si pasoj dy (2) persona janë plagosur. Dy (2) tё plagosurit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrkohё ndihmё mjekёsore kanё kёrkuar edhe dy (2) persona tё tjerё tё cilёt kanё qenё tё pёrfshirё nё rrahje. Njёri nga personat e dyshuar ёshtё arrestuar nga njësitet Policore, ndёrsa i dyshuari tjetёr ndodhet nё arrati”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj