Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin e plagosjes që ndodhi mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës.
Gazeta Online Reporteri.net mëson nga burimet se personat e arrestuar janë me inicialet B.H dhe E.H.
Policia rajonale e Pejës konfirmoi mbrëmë tre persona u lënduan, një nga të shtënat me armë zjarri, kurse dy të tjerë nga mjetet e forta.
Reporteri.net mëson se personi i plagosur me armë zjarri është me incialet S.B. kurse dy vëllezërit e tij janë plagosur me mjete të forta.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, kurse ka shtuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendngjarja.
I njëjti ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi. /Reporteri.net/.
The post Plagosja në Klinë, arrestohen dy persona të dyshuar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.