Telenews

Po voziste gati trefishin e shpejtësisë së lejuar, gjobitet 21-vjeçari në Kaçanik

Një 21 vjeçar është gjobitur në Kaçanik, pasi në zonën ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h, po voziste me shpejtësi 105 km/h.

I njëjti është gjobitur me 300 euro gjobë, tri pikë negative si dhe i është marrë patentë shoferi në kohëzgjatje prej tre muajsh.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me datën 24.02.2024 në ora 17:40 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, Rutte: Kurrë nuk do t’i harrojmë tmerret e atyre ditëve

Valjeta Turkaj

Trump “vesh” kostumin e Supermanit, e quan veten “Simbol i shpresës”

Valjeta Turkaj

Reagon familja e Liridona Ademajt pas raportit për Murselin

Valjeta Turkaj