Telenews

Pochettino emërohet selektor i ShBA-së?

Mauricio Pochettino do të i rikthehet stolit të trajnerit.

Kështu ka raportuar “The Athletic”, të cilët bëjnë të ditur se selektori argjentinas do të emërohet selektori i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Arbresh.info.

Ish-trajneri i Tottenhamit, Chelseat, dhe Paris Saint-Germain, ishte përmendur si njëri ndër zëvendësuasit të selektorit të Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, mirëpo siç duket, ai do të emërohet selektori tek një kombëtare tjetër.

Ai si trajner e ka arritur një finale të Champions League me Tottenhamin dhe ka fituar titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën e Francës me Paris Saint-Germain.

Pochettino synon ta ketë një përvojë të suksesshme me ShBA-të duke nisur nga Botërori 2026, i cili do të mbahet pikërisht në këtë vend. /Telenews/

Të ngajshme

Manchester United me katër mungesa para përballjes me Chelsean –

KushtrimGuraj

Mauro Icardi me dedikim emocional ndaj tifozëve të ish klubit Galatasaray!

Rrezarta Ramaj

​Milan – Inter, fundjava sjell derbin e madh italian

Rrezarta Ramaj