Telenews

POLICIA ARRESTON PROFESORIN E DYSHUAR PËR PEDOFILI NË PRIZREN

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot profesorin F.K, për të cilin janë ngritur dyshime për pedofili gjatë një emisioni televiziv.
Këtë e ka bërë të ditur për kallxo.com, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.
“Po, ju konfirmoj se i dyshuari F K është arrestuar dhe shoqëruar në polici, i njëjti me vendim të Prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë”, tha ai.

Sipas tij, rasti po hetohet nga hetuesit rajonal në Prizren.
Prokuroria në Prizren njoftoi dje se ka filluar hetimet për rastin e profesorit që ishte bërë pjesë e hulumtimit të një emisioni në televizionin ‘ABC News’ nga Shqipëria nën dyshimin për pedofilizëm.
Fillimisht gjithmonë sipas emisionit, gazetarët kishin hapur një profil të rremë në rrjetin social Facebook, me të dhëna të rreme të një vajze kinse është 15 vjeçare dhe nga aty kishin rënë në kontakt me profesorin nga Prizreni.
Profesori F. K., sipas pamjeve të publikuara në emisionin e mbrëmshëm i kishte kërkuar vajzës takim dhe favore seksuale ndërsa përmes mesazheve zbulohet edhe biseda që është bërë për disa kohë përmes rrjeteve sociale.

Me anë të fotografive të ndryshme, profesori dyshohet se kishte kërkuar favor seksual të miturës duke përdorur fjalë të ndryshme.

Të ngajshme

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

KushtrimGuraj

Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare

Donat Hashani

Vetaksident trafiku në Prizren, vetura godet shtyllën elektrike

KushtrimGuraj