Telenews

Policia arreston tre persona të kërkuar nga Gjykatat

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Telenews.al në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Gjatë ditës së djeshme,  kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Rasti i fundit ka ndodhur pas mesnate më rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë, ku u arrestua A.A., 25-vjeçar. I riu po kërkohej në bazë të një urdhëresë të lëshuar nga dega e gjykatës në Vushtrri, pasi ishte shpallur fajtor për një rast të mëhershëm. Ai ishte dënuar me burgim, prandaj pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Personi tjetër që ra në prangat e Policisë është S.D., ndaj të cilit kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi ishte dënuar për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”. 43-vjeçari u kap në orët e pasdites së djeshme dhe më pas u dërgua në njërën nga qendrat korrektuese.

Teksa i dënuari tjetër që qëndronte në arrati por u kap gjatë ditës së martë në Gjilan është M.F., 41-vjeçar, i cili po ashtu ishte dënuar me burgim për një rast për të cilin akuzohej. Gjykata e kishte shpallur fajtor, prandaj i njëjti u dërgua në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për ta vuajtur dënimin.

Të ngajshme

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj

​“Jo në emrin tim, deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Rrezarta Ramaj