Telenews

Policia e arreston një 15 vjeçar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një të mitru, respektivisht 15 vjeçar, për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njejti është i dyshuar për vjedhjen e një veture, në qytetin e Fushë Kosovës, e se ky arrestim u bë në kuadër të përparësisë që i ka dhënë Policia e Kosovës luftës kundër disa shqetësimeve që janë raportuar kohëve të fundit, e që kanë të bëjnë me veprën penale të vjedhjes.

Sipas të njejtit njoftim, bëhet e ditur se i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, me vendim të Prokurorit për të mitur, në mënyrë që të realizohen fazat e mëtejme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë

Prishtinë, 02 shkurt 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve.

Hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës pas marrjes së informatave në rrugë operative, mbrëmë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin e mitur;

-P. K. 15 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

pasi që i njëjti dyshohet me arsye për përfshirje në rastin e vjedhjes së veturës të ndodhur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit për të mitur, është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

Të ngajshme

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Rrezarta Ramaj

Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot

Rrezarta Ramaj

Nesër nis ngrohja nga Termokosi, mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjet

Rrezarta Ramaj