Telenews

POLICIA E KONFIRMON: S’KA TË LËNDUAR NGA ZJARRI NË FSHATIN E FUSHË KOSOVËS

Një zjarr i madh ka ndodhur në një fshat të Fushë Kosovës, pak minuta më parë.
Dyshohet se disa rezervuarë të naftës që gjenden në atë zonë janë përfshirë nga zjarri.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Të ngajshme

Haxhiu merr pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Yllka Gashi

Zaimina Vasjari shijon detin dhe jep një përgjigje epike për karrierën

Yllka Gashi

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Yllka Gashi