Telenews

POLICIA E KOSOVËS ARRESTON 11 PERSONA PËR KONTRABANDË NË MITROVICË E SHTËRPCË

11 persona u arrestuan sot në një aksion kundër kontrabandës që është organizuar nga policia në regjionin e Ferizajt dhe Mitrovicës se Veriut.  Klan Kosova merr vesh se tetë nga të arrestuarit janë shqiptarë, e të tjerët serbë.
“Sot me datën 08.04.2022, është realizuar plani operative, në kuadër të të cilit Departamenti i Policisë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, ka kryer kontroll në katër lokacione (tre në komunën e Shtërpcës dhe një në komunën Mitrovicë Veri) dhe ka ndaluar, kontrolluar katër automjete me të cilat dyshohej se bëhej transport, gjegjësisht tregti e ndaluar dhe kontrabandë” thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, thuhet se në këto lokacione është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallërave komerciale pa dokumentacion përkatës edhe janë sekuestruar tri automjete.

Të ngajshme

Hoti thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje: Koalicioni Kurti-Osmani mashtroi për dialogun

Donat Hashani

Abdixhiku tallet me Kurtin, thotë se sikur Vali Corleones edhe Kurti nuk po i thuhet puna e mbarë

Donat Hashani

Avni Dehari thotë se në propozimin evropian duhet të përmenden edhe shqiptarët e Luginës

Donat Hashani