Telenews

POLICIA E KOSOVËS E ARRESTON TË SHUMËKËRKUARIN QË KËRKONTE MJETE KINSE PËR SHËRIM

Dje pas një pune hetimore dhe operative dhe pranimit të  informatës se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim, gjendet në një lokal në Prishtinë,  Njësia për Hetime Rajonale në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë ‘FAST ILECU’, ka bërë arrestimin e të dyshuarit. M.K.( 1986) për veprën penale “Mashtrim”.
“Më datën 17.06.2021, në NJHP në Prishtinë është raportuar rasti ‘Mashtrim’, ku i dyshuari  me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare
Me këtë rast Policia, pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit  personin në fjalë,  e ka shpallur në kërkim policor”, thuhet në njoftim e policisë.
“Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy  urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Erzana Fazliu

Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Valjeta Turkaj

Nga kanagjegji në altar, Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë

Erzana Fazliu