Telenews

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Serbisë, Naser Demiri

Bëhet fjalë për Naser Demirin, i lindur me 22/12/1990 në Gjilan.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kërkesë për bashkëpunim
Gjilan,13 Maj 2022
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Gjilan , me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• Naser Demiri .
I lindur me 22/12/1990 në Gjilan
I dyshuari është i kërkuar për veprën Aksident trafiku me fatalitet
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 (pa pagesë)
– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi