Telenews

Policia e Kosovës paralajmëron dasmorët që ndalen në rrugë

Policia e Kosovës ka bërë paralajmërime për dasmorët që ndalën nëpër rrugë.

“Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thotë Policia e Kosovës derisa ka sqaruar disa prej rekomandimeve për siguri.

“Mos i hapni dyert e automjetit; mos dilni me pjesë të trupit jashtë mjetit; mos u ulni në dritare, mos kërceni; mos u ndalni dhe mos vallëzoni në rrugë; mos përdorni mjete audioincizuese nga dritaret e automjetit”, këshillon Policia e Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se do të ketë edhe dënime për sjelljet e tilla, shoferi i mjetit do të dënohet me 150 euro dhe do marrë pikë negative, ndërkohë pasagjerët do të dënohen me nga 100 euro.

Të ngajshme

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj

Shqiptari që i fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij

Rrezarta Ramaj

Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Rrezarta Ramaj