Telenews

Policia e Kosovës sapo e shpalli publikisht në kërkim këtë person

Policia e Kosovës e ka shpallur publikisht në kërkim Shefik Nexhepit, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Nexhipit, i cili dyshohet për vjedhje të rëndë në Kosovë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi”, tha Policia.

“I dyshuari Shefik Nexhipi (1956)- shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohet për përfshirje veprën vjedhje e rëndë”, tha Policia.

Të ngajshme

Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

Blearta

19 Prill 1999 – Përkujtohet masakra në Hallaqin e Vogël, 20 civilë të vrarë

Valjeta Turkaj

Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup, evakuohen hapësirat

KushtrimGuraj