Telenews

POLICIA GJEN 8 ARMË TEK NJËRI NGA TË DYSHUARIT PËR VRASJEN NË KLINË (FOTO)

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 8 armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion, në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet A.N., për vrasjen që ndodhi dje në Klinë.
Me urdhër të gjyqtarit janë bastisur 4 shtëpi, në 3 nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, përveç në shtëpinë e të lartpërmendurit.
Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.
Dje rreth orës 16:40, policia është informuar për një rrahje që ka ndodhur në fshatin Pataqan-Klinë,nga ku njëri mbeti i vdekur.







 

Të ngajshme

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

Rrezarta Ramaj

Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj