Telenews

Policia gjermane dhe malazeze falënderojnë Policinë e Kosovës për bashkëpunim profesional

Policia gjermane, në këtë rast zyrtarët nga Policia Krahinore e Krimit në Berlin, kanë adresuar një falënderim të veçantë Policisë së Kosovës në lidhje me konfiskimin e veturës së përvetësuar BMW 320 më 05.0.2023 në Mitrovicë e Veriut, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.

“Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura BMW (vlera e përafërt 65.0000 €) e përvetësuar në Berlin”, njofton Policia e Kosovës.

Pala gjermane ka cituar ‘Këtë sukses të shkëlqyeshëm në një ambient të vështirë e ka bërë të mundur veprimi i matur i kolegëve të Policisë së Kosovës’.

Poashtu Policia Malazeze falënderoi Policinë e Kosovës me rastin e bashkëpunimit të suksesshëm në arrestimin e personit të dyshuar J.S., i kërkuar nga Mali i Zi me urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të dyshimit se ka kryer vepra të rënda penale si pjesëtar i organizatës kriminale.

Personi i kërkuar është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës më datë 24 maj 2023.

“Në emër të policisë kriminale malazeze shprehim mirënjohjen dhe respektin për angazhimin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të treguar në këtë rast si dhe në të gjitha rastet e mëhershme të bashkëpunimit”, thuhet në mesazhin e policisë malazeze.

Të ngajshme

Përplasje trenash në Danimarkë, raportohet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Valjeta Turkaj