Telenews

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët gjatë ditës në hyrje të Prizrenit.

Policia ndërkohë ka dhënë detaje mbi aksidentin.

Sipas Policisë, nga ky aksident u lëndua një person, i cili u dërgua në emergjencën e Prizrenit.

Aksidenti zuri vend në rrugën “Bajram Curri”, rreth orës 07:14.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj