Telenews

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 12:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Malishevë-Prishtinë.

Derisa në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda u dërgua burri.

Lidhur me rastin u deklarua zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi.

“Me datën 14.06.2026 rreth orës 12:40 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar, ndërsa ka ndërruar jetë një viktimë femër kosovare (pasagjere). Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër, me vendim të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, ka deklaruar Rexhepi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipet emergjente, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar”, shtoi ajo.

Të ngajshme

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

Rrezarta Ramaj

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz

Rrezarta Ramaj

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar

Rrezarta Ramaj