Telenews

Policia jep detaje për vdekjen e klerikut në Vushtrri

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një 48-vjeçar me inicialet S.Ç, është gjetur mbrëmë i vdekur brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri. Për rastin, Policia është njoftuar nga familjarët e viktimës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

“Hetim i vdekjes- Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarve të viktimes është raportuar se brenda objektit banuese që ndodhet brenda hapsirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshes 48 vjeçar. Në cilësi të provave materiale  në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit.  Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Të ngajshme

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj