Telenews

Policia jep versionin zyrtar ndaj vdekjes së 27 vjeçarit, sulm ndaj kalimtarëve e substancë narkotike në vendngjarje

theret-nje-person-ne-qender-te-prishtines,-policia-arreston-te-dyshuarin

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, duke thënë se të hënën pas mesnate kanë pranuar informacion nga gjashtë thirrje telefonike nga qytetarë se një person me sjellje agresive, përmes veprimeve të tij siç thuhet në njoftimin e policisë, po paraqiste rrezikim të përgjithshëm të kalimtarëve.

Sjelljet e njëjta sipas raportimit të qytetarëve janë shfaqur sipas policisë, edhe në prani të zyrtarëve policorë, të cilët me qëllim të vënies së situatës nën kontrollë dhe shoqërimit të tij në stacion policor.

“Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore pas pranimit të informacioneve kanë reaguar menjëherë për të ndaluar sulmet dhe rrezikimin e qytetarëve dhe parandaluar përshkallëzim të mëtejmë të situatës”.

“Sjelljet e njëjta sipas raportimit të qytetarëve janë shfaqur edhe në prani të zyrtarëve policorë, të cilët me qëllim të vënies së situatës nën kontrollë dhe shoqërimit të tij në stacion policor, për shkak të sjelljeve të pakontrollueshme e të rrezikshme, rezistencës aktive dhe vërsuljes për sulm ndaj zyrtarëve policorë, zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin sprej-in policor”, thuhet në njoftim.

Para arrestimit të personit, zyrtarët policorë, njofton policia se kanë komunikuar dhe negociuar me të njëjtin për 5-6 minuta, me qëllim të bindjes së tij për shoqërim në stacion policor.

“Para arrestimit të personit, zyrtarët policorë kanë komunikuar dhe negociuar me të njëjtin për 5-6 minuta, me qëllim të bindjes së tij për shoqërim në stacion policor. Po ashtu gjatë kësaj kohe mbikëqyrësi i ndërrimit ka telefonuar ndihmën e shpejtë për t’i ofruar ndihmë mjekësore personit, pasi gjatë gjithë kohës ka vërejtur gjendjen e tij shëndetësore dhe psikologjike. Në këtë rrjedhë, i njëjti ka qenë jo bashkëpunues dhe ka tentuar të ikë, por zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë.

“Autoambulanca me ekipin mjekësor emergjent, kanë arritur në vendin e ngjarjes brenda një kohe shumë të shpejtë (3 min), për t’i dhënë ndihmën e parë personit në fjalë, ku më pas njësia emergjente ka konstatuar vdekjen e tij”, njofton policia.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se në vendngjarje te personi janë gjetur në posedim gjësende personale dhe substancë pluhur që dyshohet të jetë narkotike, e cila është dërguar për ekzaminim, përcjell Klankosova.tv.

“Sipas procedurave të parapara ligjore, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore, Prokurori për krime të rënda si dhe Inspektorati Policor i Kosovës. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Të gjitha provat e siguruara përfshirë edhe pamjet e kamerave që ndihmojnë në zbardhjen e rastit janë ndarë me institucionet relevante, respektivisht me Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Me rekomandim të IPK-së janë suspenduar katër zyrtarë policorë dhe një rreshter, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit, dhe ri cilësimit të veprës, janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Familjarë e qytetarë ndezin qirinj në Prishtinë për 27 vjeçarin që dyshohet se u vra nga dhuna policore

KushtrimGuraj

Kosova me mbi 581 mijë banesa – 207 mijë të pabanuara, ndërsa çmimet arrijnë deri në 2 500 euro

KushtrimGuraj

Krasniqi pret ambasadorin gjerman – diskutojnë për bllokadën politike dhe rrugëdaljen nga kriza

Donat Hashani