Telenews

Familjarë e qytetarë ndezin qirinj në Prishtinë për 27 vjeçarin që dyshohet se u vra nga dhuna policore

Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e së martës para Teatrit Kombëtar të Kosovës për të nderuar kujtimin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani që vdiq në duart e Policisë së Kosovës.

Në heshtje, me qirinj të ndezur  të pranishmit i dhanë zë dhe fytyrë dhimbjes së një familjeje dhe një shoqërie që kërkon përgjegjësi për dhunën policore

Agon Zejnullahu vdiq në duart e policëve të Kosovës të hënën në Lipjan. Tashmë ndaj policëve është caktuar masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

  

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj