Telenews

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje në Malishevë.

Sipas Policisë personi i dyshuar më datë 12.06.2026 në një objekt tregtar në Malishevë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë

Malishevë, 28 shtator 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga Prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar. Personi i dyshuar më datë 12.06.2026 në një objekt tregtar në Malishevë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

• numrit emergjent 192,

• stacionit policor më të afërt,

• ose përmes e-mail zyrtar: info@kosovopolice.com.

Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të ngajshme

OVL UÇK thërret konferencë për nesër, këto janë temat që do të diskutohen

Yllka Gashi

Dosja ndaj 9 të dyshuarve për rastin e “Grupit të intelektualëve”: Plaçkitën 23 civilët, i maltretuan e i ekzekutuan

Yllka Gashi

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

Yllka Gashi